Roshi: Gabova në dy raste, vështirë të luash ndaj Francës në atë rol

Një ndër protagonistët e mbrëmjes së sotme për keq të kombëtarja jonë, ishte Odise Roshi, i cili nuk bëri aspak mirë në rolin e mbrojtësit të krahut.

“Bëmë një ndeshje jo të mirë, me 2 gabimet e mija që pësuam 2 gola. Të gjithë çunat bënë maksimumin. Duhet të shikojmë ndeshjen e ardhshme, kundër Islandës. Ta harrojmë Francën!

Gjithmonë mua më keni parë në sulm, por sot luajta në mbrojte, për shkak të sistemit. Është e vështirë të luash kundër Francës në atë pozicion. Të marrim një rezultat sa më të mirë kundër Islandës dhe ta harrojmë sa më shpejt këtë humbje”, u shpreh Roshi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?