Rrahmani dhe Aliti njëzëri: Në Angli do të shkojmë për të fituar!

Dy qendërmbrojtësit e Kosovës Amir Rrahmani dhe Fidan Aliti bën një paraqitje shumë të mirë pavarësisht se në golin e pësuar nga Schick kishin jo pak faj në mbulimin e sulmuesit çek. Duke folur pas ndeshjes, ata janë shprehur optimist për sfidën me Anglinë.

 

“E kemi një hap të mirë, duke e mposhtur rivalin kryesor, pasi Anglia është favorit. Jemi lider, por Anglia ka dy ndeshje më pak. Të gjithë lojtarët dhanë maksimumin. Çekia është super ekip, kemi parë disa video te tyre, ishin favoritë, por ne iu treguam se mund t’i mposhtim. Anglia? Ndeshje e vështirë, por do të tentojmë fitoren. Iu premtoj se do të japim maksimumin. Edhe me barazim do të ishim të kënaqur”, deklaroi kapiteni Rrahmani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që edhe Aliti komentoi paraqitjen ndaj Çekisë: “Largimi i topit nga vija? E kam ndier me zemër dhe kështu shkova 2-3 hapa mbrapa. Ky është ekipi, duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin. Tifozët janë një plus i madh, ishim 12 lojtarë kundër 11. Partneriteti me Rrahmanin? Me Amirin komunikojmë mirë, jo veç në fushë, por edhe jashtë saj. Jemi shume shokë të mirë. Anglia? Prioritet ishte Çekia, ne shkojmë në Angli për të bërë punën tonë, jo për të bërë shaka”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?