Rregull i ri për zëvendësimet në Amerikë, ja çfarë ndodh nëse një lojtar vonohet mbi 10 sekonda

Prej kohësh skuadrat mund të kryejnë pesë zëvendësime gjatë një ndeshje, dy më shumë sesa zakonisht. Por, tani duhet zgjidhur një tjetër problem që lidhet me vonesat gjatë kohës së ndërrimeve, sidomos në minutat e fundit.

Në MLS, kampionatin amerikan të futbollit, duan të minimizojnë sa më shumë kohën e humbur gjatë zëvendësimeve.

Drejtuesit e futbollit të SHBA kanë vendosur të bëjnë diçka në këtë aspekt. MLS njoftoi se do të aplikohet në MLS Next Pro “Rregullin e Kohës së Zëvendësimit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rregulli është i qartë: një lojtar që ndërrohet ka 10 sekonda kohë për të lënë fushën e blertë. Nëse jo, atëherë skuadra e tij do të vijonte lojën me dhjetë futbollistë për të paktën 60 sekonda.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?