Rregulla të reja në Seria A/ Ndeshje shtesë nëse ka barazim pikësh për titullin dhe mbijetesën

Nëse në Seria A pas 38 javëve në fundin e kampionatit do të ketë barazi pikësh mes dy ekipeve të para apo të ekipeve që shkojnë në Seria B, atëherë do të ketë ndeshje shtesë mes tyre. Konfirmimi ka ardhur dhe nga vetë presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, në përfundim të këshillit federal.

Nëse dy skuadra do ta mbyllin kampionatin në krye të renditjes, do të zhvillohet një ndeshje shtesë direkte, në fushën e skuadrës që ka një klasifikim më të mirë, sipas kritereve të klasifikimit të përgjithshëm, ose në stadiumin ku do të luhet finalja e Kupës së Italisë në rast se do të ketë ndalesa nga autoritetet për shkak të rendit publik.

Në rast të një rezultati barazim gjatë kohës së rregullt nuk do të ketë kohë shtesë dhe ndeshja do të vendoset me penallti. Ndryshon çështja për sa i takon luftës për mbijetesë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rast të një barazie pikësh mes skuadrave të vendit të 17-të dhe 18-të, do të zhvillohen dy ndeshje: skuadra me një pozicion më të mirë në renditje sipas kritereve të klasifikimit të përgjithshëm do ta luajë ndeshjen e kthimit në shtëpi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Skuadra që do të shënojë më shumë gola në dy ndeshjet do të sigurojë mbijetesën: në rast barazie golash, nuk do të ketë kohë shtesë dhe fituesi do të vendoset nga penalltitë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?