FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rrihen lojtarët në ndeshjen Maliqi-Këlcyra

Skenat e përleshjeve në futbollin vendas nuk janë lajmi ri. Këtë herë, dhuna është parë në ndeshjen Maliqi-Këlcyra. Një futbollist i skuadrës së Maliqit përfundoi me urgjencë në spitalin e Korçës, pasi u godit me grusht nga mbrojtësi i Këlcyrës, Aristidhis Coli gjatë ndeshjes mes këtyre skuadrave e mbyllur me rezultatin 1-1. Pas ekzaminimit, stafi mjekësor vendosi që futbollisti të transportohet në Tiranë për t’iu nënshtruar një operacioni.

Trajneri Egli Malesia thotë se skuadra ka marrë një goditje psikologjike pas kësaj ngjarjeje dhe i kërkoi FSHF të ashpërsojë dënimet për akte të tilla të papranueshme. Trajneri i Maliqit theksoi se dhuna është një fenomen që shfaqet çdo javë në Kategorinë e dytë, gjë që e bën akoma më të vështirë punën e trajnerëve për të motivuar lojtarët, një problem të cilit i bashkohen edhe ato financiare.

Përveç Këlcyrës, aktet e dhunës u panë edhe në Shijak në sfidën mes Erzenit dhe Korabit ku lojtarë të klubit nga Shijaku sulmuan ata dibranë në sytë e policisë dhe vëshguesve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?