Rudi Garcia merr drejtimin e Napolit: I motivuar dhe ambicioz që drejtoj kampionët e Italisë
Rudi Garcia do të jetë trajneri i Napolit pë sezonin e ri. Tekniku francez rikthehet të drejtojë një ekip në Serie A pas 7 vitesh, kur drejtonte Romën.
Pas zyrtarizimit në stolin e kampionëve të Italisë, Rudi Garcia ka shkruar në Twitter për ndjesitë e tij të para.
“Çfarë kënaqësie të vazhdosh në projektin që Napoli ka nisur. Çfarë kënaqësie të rikthehem në Itali. Jam i motivuar dhe ambicioz si kurrë më parë për të vazhduar të mbaj në majë ngjyrat e kampionëve të Italisë”, u shpreh tekniku 59-vjeçar në Twitter.
Rudi Garcia mbylli bashkëpunimin e tij me Al-Nassr në Arabinë Saudite pak muaj më parë dhe ishte një trajner i lirë.
KOHA JONË SONDAZH

