FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rudi Vata: Mavraj të largohet nga kombëtarja, ne flemë me ëndrra

Rudi Vata ka kritikuar paraqitjen e kombëtares sonë mbrëmjen e sotme. Ish-lojtari i kuqezinjve ka thënë se Mavraj duhet të largohet nga kombëtarja dhe se Shqipëria e futbollit sot nuk ka asnjë plan.

 

“Me gjithë respektin për Mavrajn, për gjithçka ka dhënë deri tani, por mendoj se ka ardhur koha të largohet. Nuk ka mundësi që ta ndihmojë më Kombëtaren. Por ne jemi në krizë të madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jemi në krizë futbolli. Këtu flitet për ëndrra kuqezi tërë kohën, por edhe kjo nuk mund të zgjasë pa fund. Të gjithë kanë ëndrra dhe flenë me ëndrra, por ama zgjohen me plan. Ndërsa ne flemë më ëndrra dhe zgjohemi me ëndrra. Nuk ka kuptim, nuk jemi kurrkund”, tha ish-kapiteni i Shqipërisë në RTSH.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?