Sa do të fitojë Messi te Inter Miami? Pronari i ekipit amerikan zbulon shifrat
Transferimi i Lionel Messit te Inter Miami ishte surpriza e kësaj pjese të parë të merkatos. Pronar i ekipit që luan në MLS Jorge Mas ka zbuluar shifrat që do të fitojë argjentinasi.
“Një operacion që filloi tre vjet, një e gjysmë prej të cilëve ishte shumë intensive, me shumë biseda me Jorge, babain e Leos. Isha në Katar për ta parë me fanellën e Argjentinës, kemi punuar shumë për të.
Sa fiton Messi? Nga PSG te Inter Miami, pak do të kishin vënë dorën në zjarr. Nga ana tjetër Pulga e pranoi me dëshirë transferimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe falë një rroge më të lartë se ajo që paguhej në Paris.
Sa saktësisht? Rreth 50-60 milionë në vit, kontributi i ‘Apple’ dhe MLS ishte gjithashtu vendimtar”. Kohëzgjatja e kontratës ende nuk dihet!”, shpjegon Jorge Mas për mediat.
KOHA JONË SONDAZH

