Sa shumë gola prej tij, Batistuta: Shpresoj të eci sërish!

Këmbët e tij bënë të dashurohen miliona njerëz pas futbollit. Gabriel Batistuta është një legjendë e këtij sporti, por ish ylli i Fiorentinës po e vuan shumë faktin që ka luajtur futboll.

14 vite pasi la futbollin, 50 vjeçari do i nënshtrohet një tjetër operacioni, pasi këmbët e tij janë bërë mjaft delikate dhe nuk janë të afta për të mbajtur peshën e argjentinasit.

Unë i thashë mjekut tim të amputojë këmbët. Ndjeva dhimbje, dhimbje dhe më shumë dhimbje. Operacioni ishte një zgjidhje për të paktën 6-7 vjet. Nuk e dimë nëse dhimbja është zhdukur, por besoj se më në fund mund të eci përsëri si një person normal.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sapo u ndalova së luajturi, mësova që kyçet e këmbës më ishin bërë copë. Kocka kundër kockave, duke mbështetur një peshë prej 86-87kg: lëvizja më e vogël dhe agoni. Unë kisha të njëjtin problem si Marco Van Basten, i cili u pensionua nga futbolli që në moshën 31 vjeçare.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk mund të dilja nga shtrati për disa ditë. Më mbeti të qaja me inat dhe i thashë vetes: “Nuk mund të vazhdojë kështu. U ndjeva i sëmurë, aq i sëmurë sa shkova te mjeku, mik i imi dhe i kërkova që të amputonte këmbët. Unë iu luta, insistova. Unë i thashë që kjo nuk ishte më jetë,” -tregon Batistuta për “Corriere dello Sera”.

50-vjeçari nuk kishte probleme të tilla si lojtar, duke shënuar 242 gola për Fiorentina, Roma dhe Inter, si dhe 54 për Argjentinën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?