Sadiku gjen golin e parë për Malagan, por s’mjafton për të fituar (VIDEO)

Armando Sadiku ka arritur të gjejë golin, që në ndeshjen e dytë me skuadrën e Malagas, duke i dhënë një pikë në transfertën ndaj Mirandesit.

Sulmuesi elbasanas u transferua te Malaga në orët e fundit të merkatos dhe mori vendin e titullarit, ndërsa sot shënoi në minutën e 54-t, duke u dhënë të tijve avantazhin e përkohshëm.

Gjithsesi takimi u mbyll në barazim 1-1, pasi Mirandes gjeti 15 minuta para fundit, ndërsa për 70 minuta në fushë për Malagën, ishte edhe mesfushori i Kombëtares Shqiptare Keidi Bare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?