FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sadiku nuk i ndahet golit në Spanjë, por këtë herë i jep fitoren ekipit të tij (VIDEO)

Armando Sadiku më në fund ka arritur të shënojë në një fitore të Malagas, duke ndihmuar këtë skuadër t’i japë fund krizës së gjatë dhe mungesës së një fitoreje që mungonte që në javën e parë të kampionatit.

 

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare kishte shënuar 2 herë me Malagan në ndeshjet e mëparshme,por asnjë prej takimeve nuk ishte mbyllur me sukses. Sot, mes titullarëve ashtu si edhe Keidi Bare, ai ka qenë protagonist duke vulosur suksesin 2-0 të kësaj skuadre në fushën e Deportivo La Korunjës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutën e 88, një dalje e gabuar e portierit kundërshtar u shfrytëzua mirë nga sulmuesi kuqezi, i cili goditi saktë me kokë. Një gol që ndryshe nga herët e tjera ai vrapoi t’ia kushtonte trajnerit, i cili ka qenë në epiqendër të kritikave gjatë këtyre javëve dhe rrezikonte shkarkimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?