FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sadiku rrezikon të mungojë edhe në ndeshjen me Izraelin

Sulmuesit Armando Sadikut do t’i duhen disa javë për t’iu rikthyer fushave të lojës pas operacionit që kreu të mërkurën në gjurin e majtë.

Kjo gjë bëhet e ditur nga vetë sulmuesi i Kombëtares, me një postim në profilin e vet në “Facebook”.

“Të dashur tifozë, për shkak të problemeve të ripërsëritëshme në gju, ishte e nevojshme një operacion në menisk. Do të mungoj disa javë, shpresoj në një shërim të mirë”, shkruan Sadiku, duke e shoqëruar postimin me dy foto nga gjuri i operuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi mungoi në ndeshjet me Lihtenshtejnin dhe Spanjën, 25-vjeçari me shumë gjasa nuk do të jetë në dispozicion të Kombëtares as për duelin e 12 nëntorit kundër Izraelit. Në rastin më të keq sulmuesi i Zyrihut nuk do të jetë riaftësuar plotësisht, e në rastin më të mirë nuk do të jetë në formën e tij më të mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?