Sadio Mane rrezikon përjashtimin nga Bayerni pas sherrit me Sane në dhomat e zhveshjeve

Mediat gjermane kanë raportuar së fundmi për një përleshje në dhomat e zhveshjes së Bayernit, mes Sadio Mane dhe Leroy Sane, në fundin e duelit ndaj Manchester Cityt.

Siç raportohet nga Sky Sports DE , klubi gjerman do të shkojë përtej gjobës së thjeshtë për sulmuesin senegalez: “Ai duhet të jetë një shembull. Mané mund të mos luajë më për Bayern Munich”.

Drejtuesit kanë pasur një mbledhje mbrëmë për të marrë masa. Pezullim ose zgjidhje të kontratës, asnjë skenar nuk mund të përjashtohet, por një gjë duket e sigurt: në verë ish-lojtari i Liverpoolit do të duhet të gjejë një ekip të ri. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?