Sadio Mane transferohet në Arabi, Bayerni përfiton 40 milionë euro
Sadio Mane do të jetë futbollisti i Al-Nassr në tri sezonet e ardhshme. Ai qëndroi vetëm një sezon te Bayern Munchen.
Klubi nga Arabia Saudite, do të paguajë 40 mln euro në arkat e kampionëve të Gjermanisë për kartonin e 31-vjeçarit.
Ndërkohë që Mane, do të përfitojë 40 milionë euro në sezon nga akordi me Al-Nassr. Ekip në të cilin do të formojë repartin e sulmit me Cristano Ronaldon.
Mane shënoi 12 gola në 38 ndeshjet e zhvilluara me Bayern Munchen.Al-Nassr do të jetë skuadra e gjashtë në karrierë për Mane, i cili më parë ka luajtur me ekipe si Liverpool, Southampton, Salzburg, Metz dhe Generation Foot.
KOHA JONË SONDAZH

