FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Salihi operohet me sukses në Austri, edhe një mjek kosovar në operacion

 

Thyerja e tre gishtave detyroi sulmuesin shkodran të Skënderbeut të kryejë një operacion në Austri, dhe pas daljes nga operacioni, ai është shfaqur me krahun e majtë në mbajtëse të posaçme ortopedike. E veçanta është se në këtë ndërhyrje kirurgjikale ka marrë pjesë edhe një mjek kosovar, i cili e ka shprehur kënaqësinë përmes faqes në Facebook.

Ambroz Mala është kosovar dhe e ushtron profesionin e tij në Austri. “Sulmuesi i Skënderbeut, Hamdi Salihi, e kaloi operacionin me sukses. Qe një kënaqësi e madhe për mua. Respekte Hamdi Salihi,” – ka shkruar në statusin e tij Ambroz Mala, duke publikuar edhe foto me sulmuesin e njohur shqiptar, bashkë me grafinë e dëmtimit, pas ndërhyrjes kirurgjikale nga mjekët në Austri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?