FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sampaoli: Islanda ekip i vështirë, por unë kam besim të verbër te lojtarët e mi

Më në fund do të vijë edhe momenti i Argjentinës, teksa nesër do të luajnë ndeshjen e parë në Kupën e Botës ndaj Islandës, që ka i ka habitur të gjithë me paraqitjet e saj në Euro 2016 dhe në eliminatoret e Kupës së Botës në zonën europiane. Trajneri i Argjentina Jorge Sampaoli, ka vlerësuar kundërshtarët, teksa sipas tij ata mund t’u hapin shumë probleme.

“Islanda është një skuadër shumë e vështirë për t’u përballuar. Ata luajnë me shumë intensitet dhe janë të fortë në fazën mbrojtëse, do të përpiqen të na ndëshkojnë me kundërsulm. Megjithatë unë kam besim të verbër te futbollistët që drejtoj. Ne do t’u tregojmë të gjithëve në këtë Botëror se Argjentina është ende një skuadër me potencial të madh në futbollin ndërkombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

E shikoj shumë mirë Messin. Është shumë i motivuar dhe me kapacitet që ka nuk besoj se do ta ndiejë presionin. Nuk mendoj se ky është Botërori i Messit ne duam vetëm që Leo të dëfrehet në fushën e lojës”, u shpreh Sampaoli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?