Sampaoli publikon listën zyrtare të Botërorit, Icardi e shikon Argjentinën nga televizori
Jorge Sampaoli, trajneri i Argjentinës, ka publikuar listën përfundimtare me 23 futbollistët të cilët do t’i marrë me vete në Rusi për Botërorin. Ashtu siç u lajmërua pak orë më parë, Mauro Icardi, futbollisti i Interit që është shpallur golashënues i ‘Seria A’ për këtë sezon ka mbetur jashtë dhe do ta ndjek Botërorin nga televizori.
Në vendin e tij është zgjedhur Gonzalo Higuain, ‘bomberi’ i Juventusit. I përzgjedhur nga Sampaoli nuk ka qenë as Lautaro martinez, sulmuesi 20-vjeçar që në verë do transferohet të Inter.
Bie në sy prania e Javier Masheranos, edhe pse mesfushori është larguar që na janar nga Barcelona, për t’u transferuar në kampionatin kinez.
Portierë: Sergio Romero (Manchester United), Franco Armani (River), Wilfredo Caballero (Chelsea).
Mbrojtës: Gabriel Mercado (Sevilla), Federico Fazio (Roma), Nicolás Otamendi (Manchester City), Cristian Ansaldi (Torino), Nicolás Tagliafico (Ajax), Marcos Rojo (Manchester United).
Mesfushorë: Ever Banega (Sevilla), Javier Mascherano (Hebei Fortune), Eduardo Salvio (Benfica), Lucas Biglia (Milan), Angel Di María (PSG), Giovani Lo Celso (PSG), Manuel Lanzini (West Ham), Maximiliano Meza (Independiente) y Marcos Acuña (Sporting Lisboa), Cristian Pavón (Boca).
Sulmues: Lionel Messi (Barcelona), Sergio Agüero (Manchester City), Gonzalo Higuaín (Juventus), Paulo Dybala (Juventus).

KOHA JONË SONDAZH

