Sampdoria injoron De Biasin, ja kush do të jetë trajneri i ri
Nuk do të jetë Gianni De Biasi trajneri i ri i skuadrës së Sampdorias. Klubi dorian ka zyrtarizuar trajnerin e ri, i cili do të jetë Claudio Ranieri. 67-vjeçari rikthehet në Itali, ku për herë të fundit kishte drejtuar Romën sezonin e shkuar.
Për stolin e Sampdorias u përfolën edhe emrat e Gianni De Biasit si dhe Genaro Gatussos, por në fund presidenti Ferrero vendosi për Claudio Ranierin, i cili do të përfitojë deri në fund të sezonit 1 milion euro. Italiani zëvendëson Di Francescon, për të cilin po kthehet në makth, pasi edhe te Roma një sezon më parë, ishte pikërisht Ranieri që e zëvendësonte.
KOHA JONË SONDAZH

