Sanchez argëtohet që në ditën e parë, roveshata dhe përqafime me Conten
Alexis Sanchez duket se ka rilindur që në ditën e parë në “Appiano Gentile”. Sulmuesi kilien sapo ka mbërritur nga Manchester United, ka rigjetur buzëqeshjen që i mungonte prej muajsh te Djajtë e Kuq.
Nga disa foto të publikuara nga lubi zikaltër, Sanchez takon miqësisht trajnerin Antonio Conte, buzëqesh me Lukakun, ndërkohë që nuk ngurron të bëjë disa veprime akrobatike në stërvitje.
Edhe pse nuk luan prej kohësh, ai shpreson që të rigjejë sa më parë formën më të mirë për të qenë titullar së bashku me “gjigantin” belg. /R.Lika-Koha Jone/




KOHA JONË SONDAZH

