Santos: Nuk e meritojmë vendin ku jemi, Polonia do ringrihet

Polonia nuk e ka nisur aspak mirë aventurën në eliminatoret e Europianit me vetëm 3 pikë në 3 ndeshje. Trajneri Fernando Santos ndërkohë nuk e ka humbur besimin, duke u shprehur se ekipi i tij vlen më shumë.
“Para së gjithash, na mungojnë rezultatet. Vlejmë më shumë se tre pikë nga tre ndeshje kualifikuese për “Euro2024”, ne vlejmë më shumë se pozicioni ynë aktual. Ne do ta vërtetojmë atë. Nuk kam asnjë dyshim se do të mund të dalim nga ky moment i vështirë”, u shpreh Santos.
Shqipëria do të pres Poloninë më 10 shtator në “Air Albania”, një ndeshje që pritet të vendos shumë mbi fatet e këtij grupi.
KOHA JONË SONDAZH

