Sarri djeg etapat e rikuperimit, mund të jetë në pankinë ndaj Napolit

Maurizio Sarri nuk dëshiron që ta humbasë për asnjë kusht ndeshjen ndaj Napolit. Trajneri i bardhezinjve po djeg etapat dhe po rikuperohet më shpejt se sa priste nga një bronkolit që i preku mushkëritë, duke bërë që të mungonte në sfidën e parë ndaj Parmës.

 

Sipas asaj që raportojnë mediat në Itali, 60-vjeçari po bën maksimumin për të qenë në stol kundër skuadrës që drejtoi për 3 sezone përpara se të udhëtonte për në Londër. Të enjten do të kryejë një ekzaminim me mjekët për të marrë apo jo dritën jeshile, drejtuesit torinez predikojnë kujdes por trajneri nuk dëshiron të jetë i detyruar ta braktisë skuadrën në super sfidën e ditës së shtunë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shenjat përmirësimit i dha edhe ditën e hënë kur u paraqit në qendrën stërvitore të klubit bardhezi dhe dukej fizikisht drejt rikuperimit të plotë. Në këtë mënyrë ndoshta nuk do të jetë ndonjë surprizë e madhe nëse tekniku të shtunën zbret në “Allianz Stadium” së bashku me skuadrën kampione të Italisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?