FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sarri e gjen justifikimin: Nuk luhet në orën 15:00!

Maurizio Sarri nuk ka mbetur aspak i kënaqur nga barazimi 0-0 ndaj Fiorentinës në “Firence”. Strategu i bardhezinjve është ankuar për orarin e ndeshjes, ndërkohë që sqaroi edhe problemet me dëmtimet.

 

“Nuk ishte një ndeshje e një niveli të lart dhe nuk e meritonim që të fitonim. Duhet të përmirësohemi nga pikëpamja taktike, fizike dhe taktike. Dogjëm zëvendësimet për shkak të dëmtimeve, në një moment vendimtar. Në temperaturën 35 gradë të kesh futbollistë të freskët në fushë, do të na kishte ndihmuar shumë. Në këtë periudhë të luash në orën 15: dhe jo 21:00, përbën diferencë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dëmtimet? Për Douglas Costën bëhet fjalë për një dëmtim më të rëndë, mund të mungojë për disa ndeshje. Pjanic ka një problem më të vogël, ka marrë një goditje edhe gjatë javës. Danilo mund të rikuperohet, gjithsesi do të shohim kontrollet”, deklaroi Sarri. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?