Sarri i “shkel syrin” Juves: Për ne italianët thirrja e shtëpisë është e fortë

Maurizio Sarri është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Juventusit pas largimit të Massimiliano Allegrit. Trajneri toskan, i cili ka fituar trofeun e parë si strateg, Europa League me Chelsea-n, në një intervistë për “Vanity Fair” ka rrëfyer dëshirën për t’u rikthyer në Itali.

“Për ne italianët thirrja e shtëpisë është e fortë. E ndjen se diçka të mungon. Ka qenë një vit i vështirë dhe fillova të ndjej mungesën e miqve dhe prindërve të moshuar që i shoh shumë rrallë. Por në moshën time bëj vetëm zgjedhje profesionale, jam 60 vjeç dhe nuk mund të stërvis edhe për 20 vite të tjera. Tutat? Nëse klubi më kërkon të vishem në një tjetër mënyrë, duhet ta pranoj”, deklaroi ish-trajneri i Napolit.

Në ditët në vijim pritet që Sarri të zgjidh kontratën me Chelsea-n, për të firmosur më pas me kampionët e Italisë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?