Sarri: Jemi ndryshe nga sezonin e kaluar, Higuain dhe Dybala e dinin situatën
Trajneri i Juventusi, Maurizio Sarri ka folur në prag të transfertës ndaj Lokomotivës së Moskës, duke kërkuar kujdes nga lojtarët e tij. Bardhezinjtë do të tentojnë kualifikimin, edhe pse nuk do të kenë në dispozicion De Ligt, i cili nuk ka udhëtuar me skuadrën për shkak të një dëmtimi në kavilien e majtë.
“Në Europë nëse nuk bën një ndeshje të një niveli të lartë nuk do të marrësh pikë. Kemi një ndeshje të vështirë, sepse edhe n ndeshjen e parë na kanë krijuar shumë vështirësi. Nesër objektivi do të jetë që të kalojmë turin dhe më pas të marrim vendin e parë. Ata do të luajnë shanset e tyre ndaj dhe duhet të jemi të përqendruar.
Në nivelin e rezultateve kemi bërë mirë, sepse kemi marrë shumë pikë në Champions. Në nivelin e lojës kemi bërë mirë, por kemi ende disa gjëra për të përmirësuar, në gjuajtjet që bëjmë dhe pësojmë pasi jemi ndryshe nga sezoni i kaluar. Numrat nuk janë më të mirë, por tregojnë se jemi në rrugën e duhur. Mendoj se disa futbollistë mund të rritën edhe më shumë duke i shërbyer nivelin kolektivë.
Alternimi Dybala-Higuain? Gjëja e fundit që bëj është që t’i bind të qëndrojnë jashtë. Unë e bëj formacionin dhe kush mbetet jashtë, mbetet. Situatën e tyre e dimë shumë mirë, të dy nuk dëshironin që të largoheshin. Kur zgjodhën që të qëndronin e dinin shumë mirë se do të ishte e vështirë që të luanin së bashku”, deklaroi Sarri.
KOHA JONË SONDAZH

