Sarri kërkon të marrë me vete dy yje nga Chelsea
Murizio Sarri është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Juventusit, por strategu italian nuk kërkon që të shkojë i vetëm në Torino. “Daily Mail” raporton se ai dëshiron që të marrë me vete edhe Gonzalo Higuain së bashku me Emerson Palmerin.
Sarri është shumë pranë marrjes së lejes për t’u larguar nga Blutë e Londrës, edhe pse arrti që të fitonte Europa League. Për Higuain do të jetë një mision i thjeshtë për ta transferuar, pasi ai vijon të jetë nën pronësinë e Juventusit ndërkohë që klubi anglez s’ka ndërmend të blejë kartonin e tij.
Për mbrojtësin braziliano-italian, një ofertë e mirë do të ishte bindëse, pasi në krahun e majtë titullar është Marcos Alonso tek Chelesea. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

