FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sarri zëvendëson Ronaldon, në Champions nuk ndodhte që nga viti 2016

Juventus mori një fitore të vuajtur 2-1 ndaj Lokomotivës së Moskës, teksa ndeshja u zgjidh nga një magji e Douglas Costës në kohën shtesë. Një nga episodet më të diskutueshme të ndeshjes ishte zëvendësimi i Cristiano Ronaldos 10 minuta nga fundi i ndeshjes.

 

Hera e fundit që ai ka lënë fanellën me numër 7, ka qenë më 17 shkurt të vitit 2016, kur Real Madridi sfidonte Romën. Në atë rast Ronaldo, doli nga fusha në minutën e 89-të, duke i lënë vendin Casemiros, ndërkohë që rezultati ishte 2-0.

Swiss Digital Desktop Reklama

Portugezi nuk e priti aspak mirë zëvendësimin mbrëmjen e sotme, duke i thënë trajnerit që nuk donte të dilte në atë pikë të ndeshjes. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?