Sasuolo befason Napolin, Juve tani ka mundësinë të arratiset (VIDEO)

Napoli nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e javës së 30-të ndaj Sasuolos në transfertë. Skuadra e Mauricio Sarrit ka vuajtur shumë në duelin ndaj ekipit të Iakinit që e nisi mjaft mirë ndeshjen. Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 22-të me Politanon, i cili e dërgoi topin ne rrjetë, pasi u përplas fillimisht në shtyllë nga një goditje brenda zonës.

Napoli humbi disa mundësi të mira shënimi, teksa Konsili bëri mrekullinë me ndërhyrje shpëtimtare. Në pjesën e dytë Sasuolo dominon në lojë dhe në raste, por Berardi dhe Politano shpërdorojnë disa mundësi të mira shënimi.

10 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Napoli gjen golin e barazimit me Kajehon. Futbollisti spanjoll përfiton mjaft mirë nga një krosim në zonë i Mario Ruit. Ekipi i Sarrit u hodh në sulm në kërkim të golit të dytë, por shtylla dhe Konsili shpëtuan vendasit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?