Schmeichel kritikon ashpër United: Disa lojtarë duhet të kenë turp!
Peter Schmeichel, portieri legjendar i Manchester United, iu bashkua kritikave ndaj “Djajve të Kuq” pas barazimit 2-2 me Sevillan në “Old Trafford”.
“Është rezultat i drejtë për shkak të mënyrës se si u zhvillua loja në pjesën e dytë. Lojtarët e Manchester United kanë humbur një mundësi shumë të mirë.
Disa lojtarë duhet të shikojnë veten dhe të mendojnë nëse po kontribuojnë mjaftueshëm për ekipin. Ka disa lojtarë që duhet të kenë turp për paraqitjet e tyre”, danezi në “BBC Radio 5 Live”.
Tifozët e Manchester United ishin veçanërisht kritikë në rrjetet sociale ndaj Harry Maguire, i cili shënoi autogol në minutën e 93-të, duke devijuar një goditje me kokë nga Yousef En-Nesyri.
KOHA JONË SONDAZH

