FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Schweinsteiger: Nëse Pogba kërkon largimin, Man United nuk duhet ta pengojë

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Bastian Schëeinsteiger, ka këshilluar “Djajtë e kuq” ta lejojnë yllin e mesfushës së skuadrës, Paul Pogban, të largohet nëse francezi e do një gjë të tillë.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën vazhdon të përflitet për një lëvizje drejt Real Madridit ose Juventusit.

“Nëse një lojtar dëshiron të largohet nga klubi, atëherë ti nuk duhet të tentosh ta ndalosh atë”, tha 34-vjeçari në një intervistë për BBC Sport.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ti ke nevojë për lojtarë të cilët janë 100 për qind të përkushtuar ndaj klubit dhe interesohen për klubin. Kjo është e vetmja mënyrë se si ti mund të mbijetosh në majat e futbollit dhe të kesh sukses.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Pogba është një lojtar i mrekullueshëm. Nëse ai e dëshiron largimin atëherë United duhet ta lejojë”, përfundoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?