“Sekretet” e Ronaldos, nga dëshira për t’u bërë aktor dhe për të luajtur me Eusebion

Mund të ishte aktor ose model, por me siguri që Cristiano Ronaldo duhet të kënaqet me faktin se është një nga futbollistët më të mirë të historisë së futbollit. “Unë nuk e di nëse kam talentin për të qenë aktor, por kam mësuar që nëse beson në punën tënde dhe i përkushtohesh, mund të arrish qëllimet që i ke caktuar vetes”. Këtë gjë CR7 e ka bërë më së miri në futboll.

“Do të doja të luaja me Eusebion – tregon ai për Soccer.com – për fat të keq nuk është më, por mbetet një nga simbolet e Portugalisë dhe një person i jashtëzakonshëm, një shembull për të gjithë ne. Do të ishte bukur nëse do të luaja me të në ekipin kombëtar.

Gjatë intervistës Ronaldo ka rrëfyer disa pasione dhe kuriozitete të jetës së tij profesionale, pa harruar rolin e tij kryesor: “Goli më i bukur? Është e vështirë të zgjedh një, kam shënuar 700 gola. Gjithmonë do të them më të thjeshtën: I fundit! E di që nuk është më i bukuri, por golat janë gjithmonë të rëndësishëm, prandaj zgjedh të fundit. Dhe, sigurisht goli i ardhshëm do të jetë më i rëndësishëm

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rrjetet sociale është e famshme “siuuu” që që bën thuajse pas çdo goli të shënuar dhe në “Allianz Stadium” duket edhe më i bukur. “Gjithçka lindi në një mënyrë shumë të natyrshme: Isha në SHBA dhe po luanim kundër Chelsea dhe nuk e di nga doli ai festim. Thjesht shënova gol dhe thërrita Siuuu, por ishte natyrale të jem i sinqertë. Që nga ajo kohë fillova ta bëj dhe ndjeva se kur tifozët më shohin mua thonë: ‘Cristiano, Siuuu!’ Mendova wow, njerëzit e kujtojnë Cristianon për këtë dhe thash kjo është gjë e mirë dhe vijova të festoj ashtu”. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?