Senegali letër FIFA-s: Nuk eliminohet ekipi prej kartonëve, Japonia luajti pisët
Senegali u eliminua nga faza e grupeve vetëm sepse kishte dy kartonë të verdhë më shumë se Japonia, për shkak të rregullores së FIFA-s, kur dy skuadra kanë të njëjtën golavarazh Federata Senegaleze e Futbollit ka dërguar 2 shkresa në formë proteste drejt organit më të lartë të futbollit. Ata ankohen se Japonia ka thyer rregullin e Fair Play, duke rënë dakord me Poloninë për mos të pësuar më gola.
“Ne jemi në dijeni që Japonia ka ndalur sulmet ndaj Polonisë që në minutën e 75-të, pasi e dinin se me rezultatet që ishin deri në atë minutë, ata ishin të kualifikuar. Kjo gjë nuk na ka pëlqyer aspak, pasi po flitet për lojë të drejtë, ndërkohë që vetë Japonia nuk ka bërë lojë të drejtë.
Nuk mund të eliminohet një skuadër në bazë të kartonëve, duke qenë nuk përcaktohet merita e skuadrave nga to. Ne dënojmë ndeshjen e turpshme që bëri Japoni dhe nëse vazhdohet kështu, pa dënime, atëherë mund të themi se këto rregulla janë të pakuptimta”, shkruhej në letrën e Federatës Senegaleze.
KOHA JONË SONDAZH

