FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sensi dëmtohet sërish, pritet të humbasë sfidën me Veronën

Stefano Sensi ndalet sërish. Mesfushori i Interit është dëmtuar përsëri, pasi zbriti në fushë në pjesën e dytë ndaj Borussia Dortmundit, pas një mungese prej disa ndeshjes.

 

Mediat pranë klubit zikaltër konfirmojnë se Sensi pritet të kryejë disa ekzaminime të tjera për të vendosur më pas nëse do të jetë apo jo ndaj Veronës, pasi zikaltrit nuk duan ta rrezikojnë, duke qenë se më pas vijnë dy javë pushim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse do të konfirmohet mungesa e Sensit, atëherë do të shtohen telashet për Conten, që ka të dëmtuar edhe Roberti Gagliardinin në mesfushë dhe do të detyrohet të aktivizojë nga minuta e parë treshen Brozoviç-Barella-Vecino.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?