Sensi dhe Brozovic janë “truri” në projektin e Contes tek Interi
Të jesh mesfushor në ekipin e Antonio Contes nuk është një mision aspak i thjeshtë, pasi jo vetëm që duhet të vraposh pafund, por duhet të kesh edhe klas në këmbë. Stefano Sensi dhe Marcelo Brozovic duket se kanë arritur që të bindin strategun italian vetëm një javë para startit të kampionatit duke qenë në qendër të projektit të tij.
Të dobishëm në fazën mbrojtëse, sulmojnë të parët për rikuperimin e topit dhe kanë aftësi të mira dribluese. Këto aftësi i kanë ndihmuar që të jenë titullar në të gjitha ndeshjet përgatitore para sezonit të ri. Jo vetëm kaq, por ata kanë një lidhje të veçantë edhe me golin.
Brozovic është i gatshëm për të marrë frenat e lojës, në fillimin e aksioneve, ndërkohë që Sensi është më i lëvizshëm në aspektin e aksioneve sulmues. Teknika e tyre, i ka ndihmuar që të jenë dyshja që cilësohet si “truri” i ekipit zikaltër. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

