FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Serbët gjurmojnë profilin e Borës: Shkatërroi emisionin me pizhamet e “Zvicrës” (VIDEO)

“Shqiponjat” e Xhakës dhe Shaqirit kanë provokuar serbët, të cilët po shfaqin interes gjithmonë e më të madh për zhvillimet në Shqipëri, edhe pse nuk marrim pjesë në Kupën e Botës. Së fundmi portali “Telegraf.rs” ka gjurmuar në profilin e prezantueses sportive në Supersport, Bora Zemani.

Ajo ka publikuar më 11 mars një video në të cilën ka provuar që të bëjë xhonglime me topin në emisionin “Bar Skedina”, por prova e saj nuk shkoi shumë mirë, duke goditur disa sende. Portali serb shkruan se ajo është veshur me ngjyrat kuqezi si të Shqipërisë, ose Zvicrës, por ka harruar se në atë kohë nuk ka filluar Botërori.

Gjithsesi portali serb i sugjeron Borës që të ndjekë këshillat e prindërve, se nuk duhet të luajë brenda në shtëpi (në këtë rast në emision) sepse do thyejë sende. /Rozalb Lika- Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?