Serbi Tadic akuzon arbitrin italian: Rocchi shkatërroi gjithçka!

Chelsea dhe Ajax dhuruan një mbrëmje spektakolare në “Stamford Bridge”, një duel që do të mbyllej në barazim 4-4, edhe pse skuadra e Ajax udhëheqte 4-1.

Në harkun e pak sekondave, në mesin e pjesës së dytë, Rocchi përjashtoi Blind e pastaj vlerësoi prekjen me dorë të Veltman si penallti e përjashtoi edhe atë.

Një vendim që, kuptohet, nuk i ka kaluar lehtë futbollistëve të Ajax e në veçanti Dusan Tadic, që ka sulmuar ashpër arbitrin: “Ishim më të mirët në fushë e jemi të zhgënjyer, sepse duhet të flisnim për Ajax e lojën e bukur, por nuk mund ta bëjmë sepse erdhi një tip e na vodhi gjithçka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishte faull për Blind që mori kartonin e dytë të verdhë, pastaj edhe i dyti i verdhë për Veltman: në jetën time nuk kam parë kurrë një ndëshkim të trefishtë, kurrë. E gjitha nisi nga një faull i Pulisic ndaj Blind. Duhet të jemi të tërbuar. Nuk është e mundur. Nuk mund të ndodhë që dikush të vijë e të shkatërrojë ndeshjen në këtë mënyrë”, deklaroi Tadic.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?