FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Seria A/ Formacioni ideal i vitit, Hysaj mbrojtësi i djathtë më i mirë

 

Elseid Hysaj përfshihet në Formacionin Ideal të Serisë A, duke u cilësuar mbrojtësi më i mirë i kampionatit elitar në Itali në mbylljen e vitit 2015.

Në sondazhin e zhvilluar nga Calciomercato.com, mbrojtësi i Napolit ishte në garë me Alessandro Florenzi-n e Romës, Bruno Perez të Torinos dhe me Sime Vrsaljko të Sassuolo-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me Serinë A që mbylli aktivitetin prej pauzës së ndërrimit të viteve, në Itali ka nisur bilanci për këtë pjesë të sezonit. Skuadrat e Seria A do të kthehen në fushë më 6 janar, janë të shumtë lojtarët që kanë shkëlqyer deri më tani.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Calciomercato.com” hapi sondazhin për Formacionin ideal të këtij fillim sezoni, duke përzgjedhur katër lojtarë për secilin rol, në skemën 4-2-3-1. Deri më tani janë përzgjedhur dy emra: Handanovic i Interit në portë që triumfoi përballë Donnarumma-s së Milanit, Reina-s së Napolit dhe Buffon të Juventusit.

Votimi vazhdoi me mbrojtësin e djathtë, aty ku Elseid Hysaj fitoi në mënyrë të pakontestueshme, teksa 21-vjeçari kuqezi vlerësohet për ecurinë fantastike te Napoli, ku është kthyer në një prej pikave të forta të skuadrës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?