Seria A/ Interi shkatërron Veronën, ndalet Milani dhe Roma (VIDEO)
Gara për zonën Champions në Seria A, sa vjen dhe bëhet më interesante. Interi hedh një hap të rëndësishëm, teksa mrëmjen e sotme ka shkatërruar 6-0 Veronën. Gaich hapi serinë e golave me një autogol. Më pas do të ishin Calhanoglu, dopietë e Lautaro Martinez dhe një dopietë e Edin Dzekos. Interi për momentin mban vendin e katërt me 60 pikë.
Surpriza e mbrëmjes ishte barazimi i Milanit në shtëpi ndaj Cremoneses 1-1. Skuadra kuqezi do të shënonte që në minutën e 13-të, por arbitri e anuloi me VAR. Golin e parë do ta shënonte Okereke në minutën e 77-të, ndërkohë që Milani do të barazonte me Messias.
Roma nuk shkoi përtej një barazimi 1-1 në transfertën ndaj Monzës. El Shaaraëy shënoi për verdhekuqtë, ndërkohë që Caldirola realizoi për vendasit. Lazio ndërkohë fitoi 2-0 ndaj Sassuolos, falë një goli të shënuar nga Felipe Anderson, dhe Basic në kohën shtesë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

