Seria A jep verdiktet e fundit/ Milani në Champions, Roma lë jashtë Europa League Juventusin

Mbyllet sezoni 2022-23 në Seria A, duke dhënë dhe verdiktet e fundit. Milani siguroi një vend për në Champions League, si vend i katërt, pasi mori një fitore 3-1 në ndeshjen e fundit ndaj Veronës.

Giroud me penallti dhe një dopietë e Leaos bën të pavlefshëm golin e shënuar nga Faraoni. Atalanta dhe Roma do të luajnë në Europa League. Verdhekuqtë e Mourinhos fituan në frymën e fundit 2-1 ndaj Spezias falë një penalltie të shënuar nga Dybala, i cili la jashtë Europa League Juventusin.

Bardhezinjtë ndërkohë nuk u mjaftoi fitorja 1-0 ndaj Udineses, pasi e mbyllin në vendin e 7-të dhe do të luajnë në Europa League. Golin e vetëm sonte e shënoi Chiesa. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?