Sfida me Francën, tifozët në radhë për biletat
Rritet interesi i tifozëve për të ndjekur ekipin kuqezi. Më 17 nëntor, në orën 20:45, në stadiumin e ri kombëtarë do të zbresë kampionia e botës, Franca, kundër Shqipërisë së Reja-s. Këtë të premte, 1 nëntor, kanë dalë në shitje edhe biletat për këtë takim, i cili përveçse do të luhet në stadiumin e ri, është mjaft i rëndësishëm për ecurinë e kombëtares kuqezi. Kjo ndeshje ka ngjallur interes të madh te tifozët, të cilët janë vënë në radhë për të siguruar një biletë për këtë takim. Çmimet e biletave janë nga 1500 lekë deri në 5 mijë lekë të reja.
KOHA JONË SONDAZH

