Sfida për Champions, Spalletti e Inzaghi ndajnë mendjen për formacionin

Të dielën në mbrëmje, në orën 20:45, sfida Lazio-Inter do të japë edhe verdiktin e fundit në lidhje me skuadrën që do të luajë në edicionin e ardhshëm të Champions leagues.

Në ‘Olimpico’, bardhekaltrit luajnë për dy rezultate, ndërsa Inter i i Spallettit do të kërkojë me patjetër fitoren, për të arritur objektivin sezonal, pjesëmarrjen në Champions.

E gjithë java ka qenë e ngarkuar veçanërisht në kampin e Lazios, ku çështja De Vrij ka ndarë opinionin, nëse duhet të luajë nesër apo jo, ndërsa edhe dëmtimet kanë bërë punë ne tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, Luciano Spalletti udhëton me grup të plotë në Romë, teksa dilema e vetme është mbi formën e Gagliardinit dhe gatishmërinë për ta nisur sfidën nga fillimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithsesi duket se tashëm të dy trajnerët e kanë të qartë formacionin që do të hedhin nesër, për të përballuar me sukses sfidën e fundit dhe më të rëndësishmen e sezonit.

Ja formacionet e mundshme të Lazio-Inter:

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?