Sfumohen dy objektiva për pak ditë, te Bayerni janë penduar për shkarkimin e Nagelsmann

Në Mynih kanë filluar të pyesin veten nëse shkarkimi i Julian Nagelsmann ishte zgjedhja e duhur. Në një javë, zëvendësuesi i tij praktikisht u dha lamtumirën dy nga objektivave sezonal të klubit.

Së pari Bayerni i Thomas Tuchel u eliminua nga Freiburg në Kupën e Gjermanisë dhe është shumë pranë lamtumirës edhe në Ligën e Kampionëve, pas disfatës së djeshme 3-0. Kjo ishte humbja e parë sezonale në Europë, pasi vinin nga 8 suksese radhazi.

Një situatë edhe më e keqe se në vitin 2017, kur në atë kohë në krye të skuadrës ishte Carlo Ancelotti dhe humbiste me të njëjtën rezultat në transfertën ndaj PSG-së së Mbappe dhe Neymar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbetet të shihet në ditët vijim, por mesa dukeet aventura e Tuchel te Bayerni ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?