Shameti operohet dhe humbet pjesën më të madhe të sezonit në Kosovë

Gjilani merr një goditje të rëndë. Skuadra e Gentjan Mezanit ka humbur për pjesën më të madhe të këtij sezoni mbrojtësin Ylli Shameti i cili është operuar në Athinë në fillimin e kësaj jave për shmangur problemet me meniskun e këmbës së majtë.

 

Duke iu referuar lajmeve që raportojnë mediat kosovare kjo ndërhyrje kirurgjikale mund ta lërë jashtë ish-kapitenin e Kukësit për një periudhë disa-mujore, me 35-vjeçarin që mund të humbasë pjesën më të madhe të këtij sezoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë te Gjilani nuk janë gjendur të papërgatitur nga ky dëmtim pasi kanë kontaktuar vlonjatin Franc Veliu i cili është një lojtar i lirë në treg për momentin dhe ka shanse të mëdha t’i bashkohet skuadrës së Mezanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?