Shans i artë për Asllanin, sonte mund të luajë titullar ndaj Cremoneses

Kristjan Asllani mund të ketë shansin e artë për të luajtur kundër Cremoneses në mbrëmje. Trajneri Simone Inzagjhi nuk ka shumë alternativa në mesfushë, dhe kalendari i ngjeshur mund të bëjë që ta aktivizojë mesfushorin shqiptar nga minuta e parë.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Inzaghi mund të lërë pushim Brozovic në mënyrë që kroati të jetë 100% në formë për derbin e parë sezonal, atë kundër Milan më 3 shtator. Inzaghi pritet ti besojë një fanellë titullari yllit kuqezi, Kristjan Asllani.

Për Asllanin kjo do të ishte sfida e parë si titullarë me Inter. Nga minuta e parë pritet të rikthehet Calhanoglu ndërsa dyshja e sulmit pritet të formohet nga dyshja Martinez-Dzeko.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?