FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shaqiri: Jam i zhgënjyer, do të largohem nga Liverpooli!

Xherdan Shaqiri nuk është aspak i lumtur te Liverpooli edhe pse vijon të fitojë trofe. Mesfushori me origjinë shqiptare ka vendosur që të largohet gjatë kësaj vere, teksa është në pritje që të mësojë ekipin e ri.

“Jam i zhgënjyer, nuk po luaj më ndeshje. Asnjë nuk është i lumtur në stol. Është e qartë që dua të luajë më shumë kohë. Do ta shoh me kujdes situatën për të gjetur një zgjidhje. Monaco apo Galatasaray? Nuk kam ndonjë ide se ku do të shkoj. Nuk di asgjë për ofertën e këtyre klubeve”, deklaroi lojtari i Liverpoolit.

Shaqiri ka luajtur vetëm 11 ndeshje nga minuta e parë sezonin e kaluar dhe nuk kërkon që të përsëritet e njëjta situatë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?