FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shaqiri refuzon ftesën e Zvicrës, mediat angleze zbulojnë arsyen

Xherdan Shaqiri ka refuzuar ftesën e kombëtares së Zvicrës, me synimin e vetëm për të rigjetur formën më të mirë të Liverpooli, në mënyrë që të fitojë më shumë hapësira. Jurgen Klop gjatë këtij sezoni, e ka hedhur në fushë vetëm në një rast nga pankina, duke preferuar më shumë Divock Origi dhe Alex Oxlade-Chamberlain.

 

Kjo e ka mërzitur së tepërmi futbollistin me origjinë shqiptare, i cili madje ka kërkuar edhe largimin, por strategu gjerman ka sqaruar sot në konferencë situatën e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shaqiri po stërvitet mirë, kjo është situata. Jemi vetëm në 4 javët e para të sezonit, kjo është periudha më e vështirë për lojtarët që nuk luajnë. Në stërvitje, ai nuk ka asgjë për të treguar. Sigurisht që mund të përmirësohet si gjithë të tjerët, por nuk ka asgjë speciale për të treguar. Do të kemi nevojë për të, ai e di këtë 100 për qind”, deklaroi Klopp.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shaqiri luajt vetëm në 11 ndeshje titullarë gjatë sezonit 2018-19, pasi u ble për 13.5 milionë paund nga Stoke. Në të gjitha kompeticionet zhvilloi 30 ndeshje duke thënë 5 asist e duke shënuar 6 gola. Refuzimi i ftesës ndaj helvetëve nuk është pritur mirë në Zvicër. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?