Shaqiri takohet me imamin e arrestuar për terrorizëm, sulmohet nga fansat
Kjo foto e futbollistit me origjinë shqiptare të Inter, Xherdan Shaqiri, teksa shfaqet me imamin Shefqet Krasniqi, bërë në Kosovë pak kohë më parë gjatë vizitës së tij të fundit, ka bërë xhiron e botës në internet dhe ka shkaktuar polemika të shumta. Mesfushori i Interit ndodhet ende me pushime në vendin e lindjes dhe në foto shfaqet duke i shtrënguar dorën imamit.
Shaqiri dihet se është një mysliman i devotshëm, madje në muajin e agjërimit, por imami të cilin ai ka takuar është përfolur disa herë për nxitje të urrejtjes fetare dhe rekrutim të xhihadistëve, me qëllim dërgimin e tyre në Siri dhe të arrestuar për këtë çështje në vitin 2014.
Fansat nuk e kanë mirëpritur këtë gjest të tij dhe e kanë venë në vështirësi fantazistin. Ai ka reaguar duke u përgjigjur menjëherë se nuk e njihte imamin Krasniqi.
Shaqiri ka sqaruar se imami i kishte kërkuar një foto siç bën çdo tifoz. – “Unë nuk mund t’i kërkoj dëshmi penaliteti gjithkujt që më afrohet për një foto. Ta refuzoja, do të ishte e pasjellshme nga ana ime” është shprehur Shaqiri.
KOHA JONË SONDAZH

