Shehi nuk dorëzohet: Më vjen keq për golin në fund, kemi shanse për kualifikim

Tirana u mund 3-1 në Turqi nga Besiktas. Trajneri i bardhebluve, Orges Shehi analizoi humbjen në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League, duke u shprehur i kënaqur.

“E mira s’ka fund. Jemi të kënaqur me atë që dhamë edhe pse ka disa gjëra që mund t’i bënim më mirë. Ndryshuam vendosje për të mos i dhënë gjerësi kundërshtarit pasi aty po vuanim dhe mendoj se ishim më të ekuilibruar më pas. Jam i kënaqur deri diku.

Ne jemi koshient për forcën e kundërshtarit. Pas një ndeshje të parë dhe një informacioni të saktë kemi një ide më të qartë sesi të vendosemi dhe të interpretojmë ndeshjen e kthimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Goli i tretë? Pjesën e parë kundërshtari ishte në zotërim të topit, morëm 2 gola në tranzicion dhe goli i tretë po i njëjtë. Ishin të evitueshëm për mënyrën si erdhën. Goli i tretë ishte mundësia për ta evituar komplet

Swiss Digital Mobile Reklama

Kualifikimi? Shpresa kemi edhe me 3-1 por 2-1 do të ishte më e madhe. Më vjen keq sesi u pësua goli në minutën e fundit”, deklaroi Shehi.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?