Shënoi dopietë ndaj Sllovakisë, Manaj: Vetëm Mesi bën diferencën!

Pas dy golave ndaj Sllovakisë, sulmuesi Rei Manaj, ka dalë në konferencë shtypi bashkë me trajnerin Bushi. Ai është shprehur se skuadra kuqezi nuk bazohet te individët, por të grupi, ndërkohë që shpreson për fitore në ndeshjen e Sllovakisë.

“Në Sllovaki shkojmë për 3 pikë. Ishin shumë faktorë, që nuk na lejuan të fitonim ndeshjen e pak ditëve më parë. Fusha ishte e vështirë për të menaxhuar lojën dhe përqendrimi na mungoi. Nuk jam aty ku duhet dhe duhet të jap më të mirën time. Jam i kënaqur që jam tek ekipi U-21 dhe dy golat nuk mjaftojnë, pasi duhet ta fitonim ndeshjen. Shpresoj të marrim fitore atje.

Nuk e di nëse do të kualifikoheshim, nëse do të luaja më shpesh me ekipin U-21. Mund të merrnim edhe më pak pikë, nëse do të luaja unë. Trajneri dhe stafi teknik vendosin. Vetëm Mesi mund të vendosë ndeshjen dhe ne nuk kemi një Mesi në skuadër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bare është punëtor dhe shpresoj të japë më të mirën te Kombëtarja. Te merkatoja e verës nuk mendoj asgjë deri tani, pasi kam ende kontratë me Interin”, – tha sulmuesi kuqezi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?