Shënoi dy gola ndaj Skënderbeut: Mbijetesa nuk diskutohet, nuk festova sepse …
Andi Ribaj e ka justifikuar më së miri fanellën e titullarit dhe mungesën e Sukajt të pezulluar. Sulmuesi shkodran shënoi sot dy gola ndaj Skënderbeut, duke i dhënë 3 pikë me peshë ekipit të tij. Duke folur pas ndeshjes ai është shprehur i lumtur për golat.
“Me Skënderbeun është mjaft e vështirë, pasi është ekipi më i mirë. Ia arrita qëllimit. Do arrijë Vllaznia mbijetesën? Ajo nuk diskutohet. Kemi shumë ndeshje brenda. Do i marrim një nga një, por duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha. Asistet e Çinarit? I bëjmë me profesorin gjithmonë këto skema në stërvitje. Nëse nuk i bëjmë në stërvitje, normale nuk dalin as në ndeshje. Golat? Nuk festova sepse unë kam luajtur me Skënderbeun, kam derdhur djersë për atë ekip dhe kam respekt”, tha sulmuesi i njohur.
KOHA JONË SONDAZH

