Shënoi super gol me Kombëtaren, skuadra e Premier League kërkon Asllanin
Kristjan Asllani shënoi super gol pak ditë më parë me Kombëtaren tonë, ndërkohë që tashmë merr dhe propozimin e parë për të ndryshuar skuadër.
Brighton, skuadra surprizë e Premier League është gati që të paguajë 15 milionë euro për mesfushorin. Trajneri Roberto De Zerbi ka shprehur simpatinë për futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë.
Dhe vetëm pak ditë më parë ka patur një darkë pune mes teknikut italian të “pulëbardhave” dhe drejtorit sportive të Interit: Piero Ausilio. Nuk përjashtohet mundësia e ndonjë huazimi, pasi tek Interi e shohin 20-vjeçarin si lojtarin e së ardhmes.
KOHA JONË SONDAZH

